Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEMerkato/ Tek Basania priten përforcime javën e ardhshme

Merkato/ Tek Basania priten përforcime javën e ardhshme

Tek Basania që prej ditës së hënë kanë nisur përgatitjet për gjysmën e dytë të kampionatit. Aktualisht, vetëm sulmuesi Jurgen Gjini është larguar nga skuadra pas akordit me drejtuesit e klubit për të mos e vazhduar më tej bashkëpunimin. Ndërkohë pjesa tjetër e lojtarëve është e pranishme në çdo seancë stërvitore.

Por kjo nuk do të thotë se kontigjenti i skuadrës do të jetë ky aktuali edhe për vazhdimin e kampionatit. Presidenti Ermir Shimaj ka bërë të ditur se javën e ardhshme pritet të mbërrijnë në Bushat disa futbollistë të huaj.

Ata fillimisht do të testohen dhe më pas nëse vlejnë, do t’i bashkohen skuadrës për të qenë në dispozicion të stafit teknik për të ndihmuar në arritjen e objektivit që Basania ka për këtë sezon.

Synimi padyshim që do të jetë rikuperimi i lënë në fazën e parë, sidomos me disa barazime të panevojshme dhe kështu skuadra mund të kapë zonën play-off deri në fund të sezonit.

Kuptohet që gjithçka është mëse e mundshme, megjithatë për ta arritur këtë gjë duhet shumë punë e përkushtim. Nganjëherë eedhe fat, megjithatë tek Basania janë të vendosur për të bërë mirë, me shpresë se gjërat nga sezoni në sezon do të vijnë duke u përmirësuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments