Klisman Cake nuk është më një futbollist i Shkëndijës së Tetovës. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është transferuar në Rusi.
Shkëndija ka shitur futbollistin te Akhmat Grozny, aty ku Cake tashmë do të nisë një aventurë të re. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se palët kanë gjetur akordin mes tyre dhe tashmë Shkëndija i uron shumë suksese në vazhdim, teksa e falenderon ish-in e Tiranës për kontributin e dhënë.
“Shkëndija dhe Akhmat Grozny gjejnë akordin për transferimin e Klisman Cakes.
Klisman Cake nis aventurë të re në Rusi, pasi zyrtarisht transferohet te Akhmat Grozny. Të gjithë në KF Shkëndija i urojmë Cakes shumë suksese në vazhdimin e karrierës”, ka shkruar klubi kuqezi.
Klisman Cake iu bashkua Shkëndijës në janar të vitit 2022 dhe për katër vite e pesë sezone jo të plota ishte pjesë e pandashme e kuqezinjve. Gjatë kësaj periudhe ai fitoi titullin kampion dhe regjistroi 133 paraqitje zyrtare (106 në kampionat, 3 në Kupë dhe 24 në arenën evropiane), duke shënuar 12 gola


