Kanë përfunduar 3 nga 4 ndeshjet e mbrëmjes së Kupës së Shqipërisë, të vlefshme për raundin e 1/8-ave.
Në Shkodër, Vllaznia vuajti shumë ndaj Pogradecit, që tregoi forcë dhe karakter.
Megjithatë, goli i Elmando Gjinit në minutat e fundit, u siguroi shkodranëve kualifikimin në çerekfinale.
NDESHJET LIVE (Kupa, faza 1/8-at):
Vllaznia 1 – 0 Pogradeci (Gjini 85′)
VLLAZNIA: Jukaj; Gurishta, Çelikoviç, Gjini, Sala, Ara, Qato, Tafili, Murataj, Bismark, Kastrati. Trajner: Edi Martini.
POGRADECI: Staniç; Toshevski, Pere, Greca, Zguro, Rodrigez, Pius, Smake, De Oliveira, Kasmollari, Danladi. Trajner: Emiliano Çela.


