Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREVllaznia futsall fiton 2-1 ndaj Kotorit në 'Ulqini Open 2026'

Vllaznia futsall fiton 2-1 ndaj Kotorit në ‘Ulqini Open 2026’

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Vllaznia futsall ka shënuar një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Kotorit në kuadër të turneut Ulqini Open 2026, duke hedhur një hap konkret drejt kalimit të fazës. Skuadra kuqeblu e mbylli pjesën e parë në avantazh 1-0, falë një loje të organizuar dhe kontrollit të ritmit të takimit.

Golat për Vllazninë u realizuan nga Gokaj dhe Djepxhia, të cilët u treguan vendimtarë në momentet kyçe të sfidës.

Në pjesën e dytë, ekipi administroi me maturi rezultatin, duke treguar siguri në mbrojtje dhe qartësi në veprimet ofensive. Ky sukses e mban Vllazninë në garë për objektivat e turneut dhe rrit besimin për ndeshjet e radhës.

Kuptohet që synimi i kampionëve të Shqipërisë është për t’i shkuar deri në fund këtij turneu, megjithëse kundërshtarë ka disa ekipe shumë të mira, por kuqeblutë janë të bindur se mund t’ia dalin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments