Thursday, January 15, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDrejtori Sinani: Vllaznia synon dy trofetë, të lumtur që na ra Bylisi...

Drejtori Sinani: Vllaznia synon dy trofetë, të lumtur që na ra Bylisi në shortin e Kupës

Vllaznia e këtij sezoni është shfaqur me dy fytyra të ndryshme, ku në fazën e parë arriti të merrte rezultate mjaft të mira dhe u konfirmua si një skuadër pretendente për titullin. Por, javët në vazhdim, kuqeblutë shfaqën oshilacione dhe lëshuan shumë terren në klasifikim.

Megjithatë, shkodranët duket se synojnë dy trofetë këtë sezon dhe vetë drejtori sportiv, Vioresin Sinani foli për këtë. Duke parë skuadrat që ishin, janë të gjitha të forta por duhet të jemi të kënaqur.

Asnjë skuadër nuk është e lehtë. Duke parë ndeshjet në kampionat e Kupë, besoj çdo skuadër është e fortë dhe do të bëjëm maksimumin për ta bërë tonin këtë trofe.

DY TROFETË- Jemi të aftë t’i përballojmë të dy trofetë, pasi kemi kontirgjent të mirë lojtarësh dhe shjpresoj që në fund të realizojmë objektivat për fitimin e këtyre dy trofeve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments