Saturday, August 1, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREBurreli 'blindon' portën me 'dymetroshin' nga Malësia e Madhe, Serxhio Dreshaj

Burreli ‘blindon’ portën me ‘dymetroshin’ nga Malësia e Madhe, Serxhio Dreshaj

Pas largimit të shkodranit Sinan Dani drejt Flamurtarit, ekipi i Burrelit duket se e ka siguruar portën me një tjetër afrim të rëndësishëm. Bëhet fjalë për Serxhio Dreshajn. Portieri 1.97 metra i gjatë ka luajtur në miqësoren e djeshme ndaj Vllaznisë dhe ka treguar një formë përgjithësisht të mirë.

Stafi teknik beson tek aftësitë e këtij 22 vjeçari dhe duket se ky do të jetë sezoni i konfirmimit të tij. Dreshaj është me origjinë nga Rrapsha e Hotit por ka lindur në Greqi, ndërkohë që më pas bashkë me familjen janë kthyer në Shqipëri ku dhe ka filluar të merret me futboll.

Në moshën 12 vjeçare bashkohet me Akademinë Vllaznia me të cilën luan deri në vitin 2020. Më pas kalon tek Brian’s, luan më vonë një sezon me Akademinë “Djelmnia shkodrane” dhe më tej me Partizanin, Akademinë e Futbollit, Kukësin, për t’u rikthyer tek Partizani U21 ndërsa më tej iu bashkua Burrelit.

Prej tij u largua për njëfarë periudhe dhe tashmë është rikthyer dhe për të qenë jo vetëm titullar, por edhe një pikë e fortë e skuadrës në arritjen e objektivave të saj.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments