Saturday, August 1, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREVolejbollistja shkodrane Adma Mikopula ndryshon skuadër, qëndron sërish në kryeqytet

Volejbollistja shkodrane Adma Mikopula ndryshon skuadër, qëndron sërish në kryeqytet

Vllaznia e volejbollit të femrave vazhdon të vuajë mungesën e lojtareve, një pjesë e mirë e të cilave është shpërndarë në ekipet e tjera të kampionatit shqiptar. Edhe ndonjëra që vendos të ndryshojë skuadër, sërish nuk preferon të rikthehet në Shkodër dhe kështu ka ndodhur së fundi edhe me volejbollisten Adma Mikopula.

19 vjeçarja u pat larguar një vit më parë nga Vllaznia duke zgjedhur ekipin e Partizanit për vazhdimin e karrierës së saj, ndërsa për sezonin 2026-2027 ka vendosur të ndryshojë skuadër dhe si rrjedhojë ditët e fundit është prezantuar tek Partizani.

Mikopula luan në rolin e pasueses dhe konsiderohet një element me shumë të ardhme dhe tashmë do të jetë në shërbim të ekipit bardheblu. Ndërkohë te Vllaznia sytë do të jenë të përqendruar tek ekipi i të rejave, apo dhe tek ndonjë përforcim i huaj që gjithsesi vjen dhe ikën pa lënë gjurmë.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments