Ish- trajneri i KF Shiroka Matias Tatangelo debutoi me humbje sot në pankinën e Ilirisë së Fushë- Krujës, që u mposht 0 me 1 nga Kastrioti. Trajneri tha fjalën e tij pas disfatës në derbi.
Mungesa e ndeshjeve në shtëpi? “Është shumë për ne, duhet të përshtatemi sa më shpejt që të luajmë në një fushë tjetër pa mbështetjen e tifozëve. Është e trishtë, por duhet të përshtatemi sa më shpejt dhe të vazhdojmë.
E dinim më përpara që Kastrioti është skuadër e mirë. Dhe që e ka ekipin e plotë dhe formacionin gati. Ne e kemi nisur pa 11-shen e parë, me tre lojtarë që janë të ndëshkuar nga federata dhe një lojtar i dëmtuar. Dhe stadiumi në një vend tjetër ndikon, kemi punuar vetëm për një kohë të vogël prej dy javësh. Jemi munduar të përshtatemi me lojtarët që kemi dhe karakteristikat që kanë. Ishim pafat te pjesët e faullave më tepër se nuk kishin shans më tepër për të shënuar. Detajet e vogla normalisht që bëjnë diferencën.
Iliria ka përdorur këtë sistem në shumë ndeshje. Jemi munduar të bëjmë diçka ndryshe, me këtë skemë dhe lojtarë që kam, mund të marrim maksimumin dhe të shfrytëzojmë hapësirat më mirë. Nuk kemi Brajanin dhe Adolfin, jemi munduar që dy mesfushorë të luajnë edhe në mbrojtje se nuk kemi. Mendoj që po kalojmë mirë. Do ishte më mirë barazim, por ky është futbolli po të kemi edhe pak fat. Nëse kemi gati lojtarët e tjerë, mund të ndryshojmë sistemin, por ndikohet edhe nga rivalët që do të kemi me ndeshjet e ardhshme”, u shpreh Tatangelo për “RTSH”.


