Sunday, January 18, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMERKATO/ Mbrojtësi lezhjan firmos tek skuadra që drejtohet nga Nevil Dede

MERKATO/ Mbrojtësi lezhjan firmos tek skuadra që drejtohet nga Nevil Dede

Mbrojtësi shqiptar, Rudolf Turkaj do të vijojë karrierën te skuadra e Ferizajt në elitën e futbollit kosovar. Bardheblutë drejtohen nga trajneri Nevil Dede, teksa transferimi i 30-vjeçarit, pritet të sjellë siguri në repartin difensiv.

Turkaj ka qenë pjesë e klubeve si Laçi, Martigues në Francë, Suhareka në Kosovë, ndërsa së fundmi ka luajtur me Istiqol, ku është paraqitur edhe në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Djaloshi nga Lezha, ka qenë pjesë edhe e Kombëtares A të Shqipërisë, duke regjistruar 2 paraqitje.Turkaj arriti të shpallej edhe kampion me Istiqlol Dushanbe në vitin 2025. Duke fituar kështu, trofeun e parë në karrierë.

Në Superiore mbrojtësi është aktivizuar 97 ndeshje, ku ka shënuar 4 gola, ndërsa në Superligën e Kosovës, numëron 17 paraqitje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments