Java e 20-të e Superiores mbyllet me 3 duele që luhen në orare të ndryshme. Në orën 13:30 në fushë do të zbresin Vora me Tiranën, ku të dyja e nisën vitin 2026 me fitore dhe duan vazhdimësinë.
Në orën 17:00, Partizani do të presë Teutën ku skuadra kërkojnë rikthimin te 3 pikët pas humbjes ndaj Vorës dhe barazimit ndaj Dinamos javën e shkuar.
Supersfida e javës padyshim është Dinamo-Vllaznia, e cila zhvillohet në orën 19:30.
NDESHJET E SOTME
VORA – TIRANA 13:30
PARTIZANI – TEUTA 17:00
DINAMO – VLLAZNIA 19:30


