Nga Fatos LAMAJ
Ndeshja Dinamo- Vllaznia e cila starton sot në ora 19:30 në “Air Albania” ka marrë të gjithë rëndësinë e duhur edhe nga Sektori i Arbitrimit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit. Drejtuesit e tij duke kuptuar ndoshta edhe gabimin e bërë në ndeshjen e djeshme Egnatia- Elbasani të cilën ia besuan një arbitri pa shumë përvojë si Çelaj, këtë herë kanë bërë një zgjedhje tjetër.
Si rrjedhojë kanë zgjedhur një nga arbitrat më të mirë në vend, pikërisht ndërkombëtarin Enea Jorgji për ta drejtuar atë. Arbitri elbasanas që mban stemën e FIFA-s do të ketë për detyrë të vendosë drejtësi në këtë ndeshje.
Asistente të tij do të jenë dy arbitre femra, pikërisht Mirjeta Salla dhe Ediena Kapxhiu ndërsa arbitër i katërt do të jetë elbasanasi tjetër Erjon Bylykbashi.
Në sistemin VAR do të jetë tiranasi Orlando Kuka ndërrsa në AVAR Juxhin Xhaja. Vëzhgues i arbitrave do të jetë Klajdi Kola, ndërsa delegat i Federatës Shqiptare të Futbollit do të jetë Shefi i Sektorit të Garave Marius Sulejmani.


