Tuesday, January 20, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESulmuesi me origjinë nga Bajza që ka luajtur me Sassuolon, shumë pranë...

Sulmuesi me origjinë nga Bajza që ka luajtur me Sassuolon, shumë pranë firmës me Teutën

Teuta pritet të përforcohet në krahun e djathtë të sulmit. Aristidi Kolaj, me origjinë nga Bajza e Malësisë së Madhe raportohet se do të kalojë te “Djemtë e Detit”, që po kalojnë një periudhë të vështirë ku fitorja mungon prej shtatë javësh.

26-vjeçari do e ketë eksperiencën e parë jashtë Italisë ku edhe ka lindur. Ish-sulmuesi i Kombëtares U-21 është i lirë në merkato, pasi mbylli aventurën me Renaten në Itali.

Kolaj numëronte paraqitje me Alesandrian në Serinë B, pikërisht në vitin 2021. Ndërkohë stolin me një klub të Seria A e provonte te Sasuolo. De Zerbi në klubin italian i jepte këtë mundësi në vitin 2019, kur Sasuolo luante për Kupë ndaj Specias.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments