Friday, January 30, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMERKATO/ Partizani prezanton sulmuesin e ri që vjen nga Suedia

MERKATO/ Partizani prezanton sulmuesin e ri që vjen nga Suedia

Laorent Shabani është futbollisti më i ri i Partizanit. Pas largimit nga ekipi suedez, Norrkoping, sulmuesi i krahut ka vendosur që të nisë një aventurë të re në “Abissnet Superiore” me të kuqtë.

Shabani ka firmosur një kontratë 1.5-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2027. Kujtojmë se në rang kombëtaresh, 26-vjeçari e nisi me Suedinë, ndërkohë që në vitin 2018 u bashkua me Shqipërinë U21, me të cilët ka dy ndeshje të luajtura.

NJOFTIMI:

Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Laorent Shabanin. Ish sulmuesi i ekipit tonë përfaqësues U-21 është zyrtarisht pjesë e të kuqve. 26 vjeçari ka nënshkruar një kontratë për një vit e gjysmë.

Sulmuesi krahut i prezantuar sot nga drejtorit sportiv Agim Ibraimi, është formuar si lojtar në Suedi duke luajtur shumë vite në vendin nordik ku ka spikatur me paraqitjet e tij. Shabani i bashkohet Partizanit si lojtar i lirë pasi mbylli së fundmi bashkëpunimin me ekipin e Norrkoping.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments