Friday, January 30, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREBeshiktashi lajmëron Federatën Turke, regjistrim urgjent për Kristjan Asllanin

Beshiktashi lajmëron Federatën Turke, regjistrim urgjent për Kristjan Asllanin

Kristjan Asllani është tashmë pjesë e Beshiktashit pasi klubi turk, ka nisur procedurën e regjistrimin të tij të menjëhershëm në Federatën Turke të Futbollit.

Lojtari udhëtoi në orët e para të mëngjesit drejt Stambollit, kreu vizitat mjekësore dhe bëri edhe foto e rasti me fanellën e klubit turk. Por për regjistrimin e tij, duhet mbyllur ana burokratike, pasi fillimisht duhet ndërprerë huazimi nga Torino, e pastaj Interi duhet të lejojë transferimin te klubi turk.

Megjithatë, mediat turke bëjnë të ditur se Beshiktash i ka bërë gjërat gati dhe ka lajmëruar zyrtarisht se Asllani do të jetë pjesë e ekipit në vijimin e sezonit, në mënyrë pritet që ai të regjistrohet menjëherë sapo të mbërrijë dokumentacioni.

Kësisoj, Asllani do të bëhet pjesë e klubit turk që në ndeshjen e nesërme, atë që Beshiktash luan në Stamboll kundër Koniaspor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments