Sunday, February 1, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREReal Madrid përgatit revolucion në mesfushë, zbulohen objektivat kryesorë

Real Madrid përgatit revolucion në mesfushë, zbulohen objektivat kryesorë

Real Madridi po planifikon një ndryshim të madh në afatin kalimtar të verës 2026, me përforcimin e mesfushës që shihet si prioritet absolut, përkrah afrimit të një mbrojtësi qendror.

“Los Blancos” janë në kërkim të profileve më të reja dhe dinamike për repartin e mesfushës, ku në krye të listës ndodhen Vitinha i Paris Saint-Germain dhe talenti holandez i AZ Alkmaar, Kees Smit.

Megjithatë, PSG nuk ka gjasa të heqë dorë nga mesfushori portugez, duke e bërë transferimin e Vitinhas tejet të vështirë. Kjo situatë e shtyn Realin të fokusohet më seriozisht te Smit, i cili shihet si një alternativë shumë premtuese.

Smit është ndjekur prej kohësh nga drejtuesit madrilenë dhe është krahasuar shpesh me yllin e Barcelonës, Pedri, falë stilit të tij të lojës dhe vizionit në fushë. Te Reali ekziston besim i madh në potencialin dhe vlerën e tij afatgjatë.

20-vjeçari është shndërruar në një figurë kyçe të mesfushës së AZ Alkmaar, me paraqitje mbresëlënëse që i kanë siguruar statusin e një prej talenteve më të kërkuara në futbollin evropian. Në këtë sezon, mesfushori holandez ka shënuar tre gola dhe ka regjistruar pesë asistime në të gjitha garat. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments