Monday, February 2, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVendimtar me golin ndaj Teutës, dedikim i veçantë nga Esat Mala

Vendimtar me golin ndaj Teutës, dedikim i veçantë nga Esat Mala

Shkruar nga Endri ÇINARI

Mesfushori i Vllaznisë, Esat Mala, po konfirmohet si një nga shtyllat kryesore të skuadrës kuqeblu këtë sezon. Në ndeshjen e fundit kundër Teutës, ku Vllaznia arriti një fitore të çmuar 0-1 në transfertë, ish-futbollisti i Partizanit u tregua vendimtar, duke shënuar golin e vetëm që i siguroi skuadrës tre pikë të arta. Performanca e tij tregoi jo vetëm aftësi teknike, por edhe vendosmëri në momentet kyçe të lojës.

Ky ishte goli i tretë sezonal për 27-vjeçarin prizrenas, duke e bërë atë shënuesin e tretë më të mirë të skuadrës pas Balajt, i cili kryeson me 11 gola, dhe Kallakut me 4 gola. Statistikat flasin për një mesfushor që po merr gjithnjë e më shumë përgjegjësi në fazën sulmuese dhe që mund të ndikojë drejtpërdrejt në rezultatet e ekipit. Me këtë gol, Mala tregon se nuk është vetëm një lojtar mesfushor për pasime dhe mbrojtje, por edhe një alternativë serioze në finalizim.

Por goli i shënuar ndaj Teutës nuk ishte thjesht një gol i rëndësishëm për skuadrën. Ai pati një dimension emocional për Malajn, i cili dedikoi këtë sukses për bashkëshorten e tij, e cila është aktualisht shtatzënë. Momenti i gëzueshëm u shfaq qartë pas golit, kur 27-vjeçari nuk mund të fshihte emocionet dhe lumturinë e tij personale. Ky veprim e bën golin edhe më të veçantë, duke treguar një lidhje të fortë mes jetës personale dhe suksesit në fushë.

Ndoshta ky ishte edhe goli më i rëndësishëm i numrit “20” në karrierën e tij futbollistike. Jo vetëm për mënyrën si e realizoi, por edhe për rëndësinë që pati në rezultat, duke i dhënë Vllaznisë tre pikë të çmuara në një ndeshje të vështirë jashtë fushe. Me paraqitje të tilla, Mala vijon me paraqitjet shumë pozitive me fanellën e Vllaznisë. Ku në Shkodër tashmë ai po luan sezonin e katërt në karrierë.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments