Monday, February 2, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDy futbollistë të Vllaznisë në formacionin më të mirë të javës

Dy futbollistë të Vllaznisë në formacionin më të mirë të javës

Dy futbollistët e Vllaznisë Andrey Yago dhe Sherif Kallaku janë përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës së 22-të të “Abissnet Superiore” nga FSHF pas mendimit të dhënë nga trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave.

Ato janë vlerësuar për performancën e treguar në ndeshjen e djeshme ndaj Teutës në stadiumin “Niko Dovana” me rezultatin 1-0, fitore kjo shumë e rëndësishme për kuqeblutë.

Ndërkohë si portieri më i mirë është zgjedhur ai i Flamurtarit Aleksoski, për të vazhduar me mbrojtjen ku janë zgjedhur përveç Yagos edhe Kola i Partizanit, Neziri i Dinamos dhe Marku i Bylisit. Në mesfushë ndërkohë janë zgjedhur përveç Kallakut edhe Rafael i Tiranes dhe Kashari i Vores.

Ndersa treshja e sulmit eshte e formuar nga Tabekou i Tiranes, Lajthia i Elbasanit dhe Skuka i Partizanit ndersa trajneri me i mire per kete jave eshte zgjedhur Ardian Nuhiji i Tiranës për atë fitore ndaj Egnatias.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments