HomeKRYESOREDitë të vështira për Kylian Mbappe! Ndaj Lille regjistroi një 'rekord të...

Ditë të vështira për Kylian Mbappe! Ndaj Lille regjistroi një ‘rekord të zi’ si asnjëherë tjetër

Kylian Mbappe nuk është në ditët e tij më të mira. Sulmuesi francez mbrëmë u kthye në fushë pas dëmtimit që pësoi me Alaves, por nuk ishte vetvetja.

Mbappe mungoi në derbin me Atletico Madrid (1-1), por e nisi nga stoli në ndeshjen kundër Lille. Kur zbriti në fushë, hasi në probleme. Nuk dha thuajse asgjë.

Real Madrid humbi 1-0 dhe Mbappe regjistroi një rekord negativ. Ai nuk bëri asnjë goditje drejt portës. Kjo është hera e parë që i ndodh një gjë e tillë me fanellën madrilene./telesport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments