Noa Lang dhe Napoli nuk patën kurrë një lidhje të bukur. I marrë verën e kaluar nga PSV Eindhoven për 25 milionë euro, holandezi nu arriti të bindte me kampionët e Italisë dhe në janar u huazua te Gallatasaraj.
Ishin shumë gjëra që nuk shkuan mirë, mbi të gjitha raporti i vështirë me trajnerin Antonio Conte. ”Duhet të trajtohesh në mënyrë të ndershme dhe unë nuk e kisha këtë ndjesi. Në fillim e dija që duhej të luftoja fort për vendin tim te Napoli, por është edhe një Botëror përpara dhe zgjedhja ime ka të bëjë edhe me këtë fakt”, – ka deklaruar Lang në një intervistë për ESPN.
Në tej holandezi ka shtuar: “E di që në Holandë mendojnë se është faji im, por një ditë do të mësohet gjithçka. Kam shumë respekt për klubin, me të cilin kam kontratë. Kam raport të mirë thuajse me të gjithë te Napoli. Nëntë persona nga dhjetë në skuadër nuk donin që të ikja. Ndihesha mirë ne grupin dhe stërvitesha fort çdo ditë”.
Në fund Lang ka theksuar: “Jam një djalë që ka nevojë për vlerësim. Nëse nuk e merr nga ndonjë person i caktuar…”


