Ernest Muçi është i huazuar nga Beshiktashi te Trabzonspori për 1 milion euro. Kartoni i tij pritet të blihet në fund nga klubi i Trabzonit ku Muçi po shkëlqen.
Presidenti i Trabzonsporit, Ertugrul Dogan ka zbuluar disa detaje të reja sa i përket pagesave. Rreth 8 milionë euro nuk do të paguhen menjëherë, por kësti i parë do të kalojë në arkën e Beshiktashit në muajin korrik. Gjithçka pasi trajneri Fatih Teke të bindë drejtuesit me raportin e tij.
“Kur Trabzonspor dëshiron të përdorë opsionin për Muçin, mund ta përfshijë lojtarin në skuadër duke paguar këstin e parë të parashikuar në kontratë, prej 1.5-2 milionë euro, në fund të muajit korrik”, u shpreh fillimisht presidenti i Trabzonsporit.
“Nëse trajneri ynë kërkon që opsioni të përdoret në fund të sezonit, gjë që nga pamja e jashtme duket se do të ndodhë… procesi do të ecë plotësisht në përputhje me vlerësimin teknik”, tha më pas Dogan.
Do të jetë pagesa e parë në fundin e muajit korrik, që do t’i hapë rrugë kalimit përfundimtar. Dhe duket se Trabzonspori nuk po nxitohen.


