Friday, February 6, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESot në fushë ndaj Vorës, ja si pritet formacioni i Vllaznisë

Sot në fushë ndaj Vorës, ja si pritet formacioni i Vllaznisë

Shkruar nga Endri ÇINARI

Vllaznia ka vijuar përgatitjet për sfidën e javës së 23-të të kampionatit, ku kuqeblutë do të jenë vizitorë ndaj Vorës. Shkodranët synojnë të ruajnë ritmin pozitiv të rezultateve, teksa stafi teknik po punon për detajet e fundit para kësaj përballjeje. Trajneri Edi Martini duket se nuk do të bëjë shumë ndryshime në formacion, krahasuar me ndeshjet e fundit në kampionat. Në portë, si zakonisht, pritet të konfirmohet Pohls, i cili ka qenë një pikë e fortë e skuadrës në këtë sezon.

Në repartin e mbrojtjes, Vllaznia do të ketë një mungesë të rëndësishme, atë të Çelikoviç, i cili do të mungojë për shkak të ndëshkimit me kartona. Megjithatë, lajmi i mirë është rikthimi i Gjinit, që pritet të jetë sërish nën dispozicion të trajnerit. Ku shkodrani, së bashku me Bajramin dhe Gurishten, pritet të formojnë treshen e prapavijës.

Nga krahët, në të djathtë do të pozicionohet Kastrati, ndërsa në të majtë pritet të aktivizohet Jago, duke garantuar mbulim dhe mbështetje për fazën ofensive. Në mesfushë, Martini pritet t’i besojë një tresheje të përbërë nga Krymi, Kallaku dhe Murataj, ndërkohë që Sala po ashtu mbetet një alternativë e vlefshme për këtë repart, në varësi të situatës së lojës.

Sulmi do të udhëhiqet nga Balaj, i cili do të ketë mbështetjen e Malës, i pozicionuar pas krahëve, për të krijuar hapësira dhe rrezik në zonën kundërshtare. Me këtë organikë, Vllaznia udhëton drejt Vorës me objektivin e qartë për të marrë një tjetër rezultat pozitiv dhe për të vazhduar ecurinë e mirë në kampionat.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments