Sunday, February 8, 2026
FAQJA E PARE BASKETBOLLBASKETBOLL/ Vllaznia mund edhe Tiranën dhe i merr vendin e dytë në...

BASKETBOLL/ Vllaznia mund edhe Tiranën dhe i merr vendin e dytë në renditje

Mbrëmjen e sotme përmes shumë emocionesh në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, Vllaznia e basketbollit të meshkujve ka mundur Tiranën rivale dhe si rrjedhojë i ka marrë tashmë vendin e dytë në renditje. Kuqeblutë kanë fituar me rezultatin 85-82 duke marrë një fitore me shumë vlerë ndaj këtij kundërshtari.

Ndeshja në fakt nuk ka nisur mirë për shkodranët të cilët gabojnë shumë si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Si rrjedhojë përfiton Tirana që është gjithnjë në avantazh, madje deri në 11 apo 12 pikë ndërkohë që perioda e parë do të mbyllej me rezultatin 26-17 në favor të miqve nga kryeqyteti.

Vllaznia përmirëson shumë gjëra në periodën e dytë ku luan më mirë dhe si rrjedhojë e fiton atë me shifrat 22-17, duke shkuar kështu në pushimin e ndeshjes me një disavantazh prej vetëm 4 pikësh. Gjërat do të merrnin për mirë në periodën e tretë që fitohet sërish nga skuadra shkodrane 23-19 dhe në këtë mënyrë 10 minuta para fundit të takimit, gjithçka është e barabartë.

Në periodën e fundit, kuqeblutë e drejtuar nga Eni Llazani janë më të saktë, e administrojnë si duhet avantazhin e krijuar dhe si rrjedhojë ata do ta fitonin këtë ndeshje me rezultatin 85-82. Një fitore që ka entuziasmuar pa masë rreth 1 mijë tifozët e pranishëm në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në mbështetje të Vllaznisë.

Për të pikëshënuesi më i mirë ka qenë Hibbitt me 22 pikë i cili spikati me gjuajtjet e tij të sakta për tre pikë. Po ashtu edhe shtatëlarti Klajti Kiri me 17 pikë dhe po kaq edhe Thomas.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments