Bylis 0 – 1 Vllaznia (Kastrati 28′)
Vllaznia ka fituar në transfertë përballë Bylisit në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Adush Muça”, përfundoi 0-1 në favor të miqve.
Golin e vetëm të kësaj sfide e shënoi sulmuesi, Lirim Kastrati. Ky i fundit gjeti rrugën e rrjetës me anë të një penalltie në minutën e 28-të. Në krahun tjetër, ballshiotët patën protesta në dy raste, pikërisht për dy 11-metërsha.
Kështu, Vllaznia i afrohet më shumë gjysmëfinales së Kupës. Ndërkohë që ndeshja e kthimit do të luhet më 4 mars, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Kupa e Shqipërisë: Faza çerekfinale
Stadiumi: “Adush Muça”
Arbitër: Enis Dishani


