Tuesday, February 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREJosa: Vllaznia erdhi këtu me formacion të dytë dhe na mundi, e...

Josa: Vllaznia erdhi këtu me formacion të dytë dhe na mundi, e kam mendjen te kampionati

Vllaznia ka fituar në transfertë përballë Bylisit në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Adush Muça”, përfundoi 0-1 në favor të miqve. Pas këtij dueli ka folur trajneri i ballshiotëve, Mirel Josa. 

Nëse do t’i kapim rastet e veçanta, unë jam dakord që mesfushorët e qendrës e bënë mirë detyrën. Nuk është se Vllaznia na vertikalizoi me topat e gjatë. Ata mund ta bënin me topa të gjatë dhe kanë pika referimi, por ne nuk patëm rrezikshmëri në këtë drejtim. E vetmja rrezikshmëëri që na erdhi ishte nga krahu, krosimi nga krahu, aty ishte problem qendërmbrojtësi. Duhet të kishte marrë pozicion më përpara.

Ai nuk ishte top i lirë, Vllaznia ekzekutoi aksionin me 1 takim. Aty duhet të kishim parasysh zonën, rrëshqitjen e dy qendërmbrojtësve. Nga momenti kur kontrollon topin në atë pozicion, s’kemi pse ndërhymë, pasi gabimi është bërë më para. Në momentet e presionit nuk mund të vertikaolizonim shumë. Në sistemin e vendosjes duhet të kemi parasysh lojtarët që kanë bërë mirë dhe ata do të vazhdojnë të luajnë, do t’i përshtatem sistemit. Nuk mund të detyroj lojtarët që të luajnë në pozicion tjetër.

Është shumë e vështirë, vjen një Vllazni me probleme dhe me lojtarë titullarë që s’luajtën, do të jetë shumë e vështirë. Nuk mendoj shumë për Vllazninë, pasi të shtunën kemi një ndeshje shumë determinante në Durrës. Nuk mendoj aspak për Kupën”, Josa.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments