Friday, June 5, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREZëra për largimin e disa lojtarëve, reagon klubi dinamovit

Zëra për largimin e disa lojtarëve, reagon klubi dinamovit

Dinamo City sqaron opinionin publik se lajmet e ditëve të fundit në media të ndryshme për largim lojtarësh nga skuadra jonë janë të pavërteta. Të gjithë lojtarët që mbyllën sezonin janë nën kontratë deri në fund të muajit qershor.

Klubi është i predispozuar për ta vazhduar bashkëpunimin me lojtarët në fund kontrate dhe për këtë qëllim janë bërë bisedime.

Presidenti Adrian Bardhi, drejtuesit e klubit dhe stafi teknik janë duke punuar gjithashtu me shumë kujdes edhe për merkaton, për të pasur një Dinamo sa më të forte dhe kompetitive në ndeshjet europiane dhe sezonin e ardhshëm

Ditët e fundit në media po flitet shumë për mundësinë e largimit të disa lojtarëve nga Dinamo. Fillimisht u përfol për mundësinë e një oferte nga ana e Egnatias për mbrojtësin Naser Aliji. Më pas u përfol largimi i mundshëm I Benard Berishës, Ledio Beqajt etj. Por në lidhje të gjithë këto zhurma të merkatos, ka reaguar pak minuta më parë edhe vetë klubi dinamovit.

Përmes një komunikate zyrtare ai sqaron:

“Dinamo City sqaron opinionin publik se lajmet e ditëve të fundit në media të ndryshme për largim lojtarësh nga skuadra jonë janë të pavërteta. Të gjithë lojtarët që mbyllën sezonin janë nën kontratë deri në fund të muajit qershor.

Klubi është i predispozuar për ta vazhduar bashkëpunimin me lojtarët në fund kontrate dhe për këtë qëllim janë bërë bisedime.

Presidenti Adrian Bardhi, drejtuesit e klubit dhe stafi teknik janë duke punuar gjithashtu me shumë kujdes edhe për merkaton, për të pasur një Dinamo sa më të forte dhe kompetitive në ndeshjet europiane dhe sezonin e ardhshëm2

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments