Friday, June 5, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREEKSKLUZIVE/ Ndriçim Shtubina e mbyll me Vllazninë, akord me skuadrën e kategorisë...

EKSKLUZIVE/ Ndriçim Shtubina e mbyll me Vllazninë, akord me skuadrën e kategorisë së parë

Pak ditë më parë kemi shkruar për mundësinë e largimit të Ndriçim Shtubinës nga Akademia Vllaznia për tek skuadra e Besëlidhjes dhe tashmë kjo lëvizje duket e mbyllur. Ish- futbollisti i njohur pas pak ditësh do të zyrtarizohet në postin e zëvendëstrajnerit të ekipit lezhjan dhe më pas do të nisë punë me të.

Aktualisht Shtubina drejton ekipin U14 të Akademisë Vllaznia, por edhe luan rolin e kordinatorit të kësaj të fundit. Pas marrjes së ofertës nga lezhjanët, Gazeta “SHKODRA SPORT” mëson se ai ka patur një bisedë me presidentin e klubit shkodran Alban Xhaferi i cili e ka mirëkuptuar për dëshirën e tij për të nisur një eksperiencë të re dhe si rrjedhojë kanë rënë dakord për ndërprerjen e bashkëpunimit.

Kjo do të thotë se protagonisti i këtij shkrimi do të drejtojë edhe këtë fundjavë ekipin U14 të Vllaznisë ndaj Laçit (ku ende ka shanse për t’u shpallur kampion) dhe më pas, nga e hëna mund t’i bashkohet Besëlidhjes.

Gazeta bën të ditur se Shtubina ka patur edhe një takim me administratorin e klubit lezhjan Klaudio Fushaj dhe drejtorin sportiv Renato Malota teksa kanë rënë dakord për gjithçka dhe ai tashmë do të jetë krahu i djathtë i Elvis Plorit në pankinën lezhjane.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments