Ernest Muçi po kalon sezonin më të mirë në karrierë. Sulmuesi i Kombëtares vazhdon të shënojë rregullisht te Trabzonspor, diçka që e ka arritur edhe këtë fundjavë.
Futbollisti kuqezi, gjeti rrugën e rrjetës ndaj Fenerbahce. Në minutën e 6-të, Muçi i dha avantazhin skuadrës së tij.
Pas një topi të gjatë të marrë, shqiptari gjuajti bukur dhe ia doli të mposhtë portierin mik. Ky gol, bëri që të shpërthejë festa e madhe në stadium.
Megjithatë, Fenerbahce ia doli të përmbysë rezultatin në pjesën e parë, falë dy golave të shënuar nga Talisca dhe Akturkoglu.
Ky është goli i 13-të sezonal për Muçin te Trabzonspor, aty ku luan i huazuar nga skuadra e Besiktas. Megjithatë, vlen të përmendet se skuadra nga Trabzoni ka të drejtën e blerjes së kartonit, të cilën do e aktivizojë në fund të sezonit.


