Friday, February 20, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREALMANAK/ Sot ditëlindja e Dedë Dekajt, emblemës së peshëngritjes shkodrane

ALMANAK/ Sot ditëlindja e Dedë Dekajt, emblemës së peshëngritjes shkodrane

Shkruar nga Gjergj KOLA

Nëse flasim për sportin e peshëngritjes në Shkodër, një nga emrat më të mëdhenj të historisë së tij është padyshim Dedë Dekaj, njeriu që sot feston ditëlindjen. Ai mbush 56 vjeç dhe me këtë rast, edhe gazeta “Shkodra Sport” i uron 100 vite të tjera të lumtura!

Deda ka lindur në Hot më 17 shkurt 1970 dhe sportin e peshëngritjes e ka nisur më 20 dhjetor 1986, teksa menjëherë u bashkua me trajnerin Petrit Hoxha, me të cilin do të arrinte rezultate fantastike.

Shumë shpejt erdhën edhe sukseset e para, ndërsa më vonë arriti të shpallej Kampion Ballkani, kampion i Mesdheut, i 5-ti në Kampionatin Botëror dhe i 5-ti në Lojërat Olimpike të Barcelonës. Për tre vite radhazi, 1990–1992, fitoi edhe anketën si sportisti më i mirë në Shqipëri.

Në Lojërat Olimpike të Barcelonës, në vitin 1992, kur ishte vetëm 22 vjeç, Deda realizoi në stilin e shtytjes 217.5 kg, duke fiksuar kështu rezultatin më të mirë për të gjitha kohërat. Së bashku me Aleksandër Kondon, ai përbën dyshen më të mirë shqiptare të të gjitha kohërave në këtë sport.

Për fat të keq, pas largimit drejt Greqisë, në moshën 22-vjeçare u shkëput nga ky sport, duke lënë përgjysmë ëndrrën për t’u shpallur kampion bote.

Trajneri i tij, Petrit Hoxha, e perifrazon kështu:

“DEDA ishte sportisti absolutisht më i mirë shqiptar. Një sportist i jashtëzakonshëm, i krijuar nga Zoti për këtë lloj sporti. Unë, si trajner, kisha një komunikim të shkëlqyer me të; më kuptonte pa hapur gojën.

Kishte një intuitë të lindur për peshëngritjen dhe një zhvillim progresiv shumë të mirë në përgatitjen fizike, teknike, por edhe taktike në garë. I kuptonte menjëherë dhe i kthente në veprim ato që duhej të bënte, të cilat i mendonim para dhe gjatë garës.”SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments