Saturday, February 21, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEShiroka triumfon me shifrat 3-0 në Kuçovë ndaj Naftëtarit. Ndjek hap pas...

Shiroka triumfon me shifrat 3-0 në Kuçovë ndaj Naftëtarit. Ndjek hap pas hapi Besëlidhjen në krye të renditjes

Tjetër fitore në kampionat për KF Shirokën. Këtë herë në transfertë ndaj ekipit të Erzenit, me rezultatin e pastër 3-0. Një fitore kjo që e lë ekipin shkodran në vendin e dytë të renditjes dhe në ndjekje tę Besëlidhjes kryesuese.

Ndonëse ndeshja luhej në stadiumin “Tofik Jashari” të Shijakut, kanë qenë miqtë nga Shkodra që kanë dominuar në të gjitha drejtimet duke mos e vënë në dyshim asnjëherë fitoren.

Ka qenë futbollisti Anderson Filipi ai që do të zhbllokonte shifrat në minutën e 23-të ndërsa një mijutë para fundit të pjesës së parë, do të ishte kapiteni Erjon Vucaj ai që do të dyfishonte shifrat dhe si rrjedhojë pjesa e parë do të mbyllej me shifrat 2-0 në favor tę Shirokës.

Në pjesën e dytë ajo jo vetëm do të kontrollonte gjithçka por do të shënonte edhe një gol të tretë, këtë herę me autor sulmuesin Ogungbire i cili në këtë nęnyrë ka vulosut rezultatin përfundimtar të këtij takimi.

Me fitoren e sotme, Shiroka është ngjitur në kuotën e 32 pikëve dhe mban vendin e dytë në renditje, menjëherę pas Besęlidhjes qę kryeson renditjen me 36 pikë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments