Juventus është mposhtur në shtëpi nga Como, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Serie A italiane.
Sfida e zhvilluar në “Allianz Stadium”, përfundoi me shifat 0-2.
Golin e parë për Como-n e shënoi mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda në minutën e 11-të. Ndërkohë që për të dytin, mendoi mesfushori francez, Caqueret.
Kështu, ekipi i Fabregas shkon në kuotën e 45 pikëve në vendin e 6-të. Në krahun tjetër, me 1 pikë më shumë, Juventus mban vendin e 5-të në tabelën e renditjes.


