Sunday, February 22, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREAndi Ribaj shpjegon arsyen e mungesës së trajnerit Moriero sot në ndeshjen...

Andi Ribaj shpjegon arsyen e mungesës së trajnerit Moriero sot në ndeshjen ndaj Partizanit

Flamurtari u mposht nga Partizani me rezultatin 1-2. Pas ndeshjes foli ndihmëstrajneri, Andi Ribaj.

I zhgënjyer? “Bëmë gjithçka për fitoren, e kishim vlerësuar maksimalisht. E dinim se Partizani vjen nga disa rezultate pozitive, por futbolli është i tillë.

E diskutova me stafin, numri 2 i Partizanit futej nga qendra. Kapiteni në krahun e majtë nuk e bënte. Ne i kërkuam Veigës që të ngrihej me të dhe Trashi të kishte Sidiben.

Ne i pritëm më shumë në pjesën e parë, donim ta nisnim ultra ofensiv kur ishte topi në rivënie nga portieri. E bëmë disi shumë mirë këtë gjë. Nuk kishim atë efikasitetin në pjesën e parë. Partizani i kishte lojtarët e shpejtë në tranzicion. Me 4-3-3, ekipi funksionoi shumë mirë, patëm shanset për të barazuar, por edhe për të fituar.

Kemi pësuar shumë gola.

Ne te kjo pjesë vuajmë disi, siç e shikoni. Duhet të punojmë, kanë mbetur dhe pak javë që të rikuperojmë pikët dhe të arrijmë suksesin.

Moriero? Ka qenë i sëmurë. Dhe nuk kishte mundur të vinte, dje ka qenë pa qejf. Nuk ka ardhur as me ekipin në hotel.

Marku është goditësi ynë. Ka goditur gjithmonë, ka shënuar, të gjithë godasin penallti. Marku nuk ka gabuar asnjë penallti, ai është goditësi i parë. Vendosëm përsëri atë”, u shpreh Ribaj për “RTSH”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments