Ndeshja Bylis – Vllaznia e përfunduar 2 – 1, vazhdon të “ziejë” për shkak të vendimit të diskutueshëm nga abitrja kryesore e kësaj sfide Emanuela Rusta.
Bëhet fjalë për një top të krosuar në zonën e ekipit ballshiot, por në duel për larguar topin, lojtari i Bylisit prek topin me dorë, ama e vështirë për të kupuar nëse ka kontakt me trupin fillimisht në dorë apo gjoks e pastaj në dorë. Ish-arbitri i FIFA-s Bujar Pregja, ka dhënë versionin e tij në emisionin “Skaner” për këtë episod:
“Dyshim i vetëm është nëse topi ka rënë në gjoks fillimisht dhe më pas në dorë. Pra, nëse topi ka shkuar direkt në dorë është penallti.
FIFA dhe UEFA e interpretojnë ndryshe prekjen e topit me dorë. E përsëris, nëse topi është prekur direkt me dorë, penallti. Nuk ka një plan të qartë për të dhënë verdiktin e saktë.
Në pamjen e prirët, është prekje me dorë, në pamje ballore jep idenë e prekjes në gjoks fillimisht. Gjykoj se dora në rënie ka ndikuar te vendimi i arbitres Rusta”.


