Zhoze Murinjo nuk do të paraqitet në konferencën e sotme për shtyp. Trajneri portugez donte të fliste, por drejtuesit e Benfikëss vendosën ndryshe, nga frika se fjalët e “Special One” mund të keqinterpretoheshin. Ndërkohë, presioni mbi të nga mediat e Madridit nuk tregon shenja se do të pakësohet.
Sipas AS, konteksti është delikat dhe ai mund ta kishte mbyllur çështjen: “Kur një futbollist i nënshtrohet fyerjeve raciste, edhe nëse vërtetësia e tyre është e pasigurt, të ndalesh te festimi i tij dhe të pyesësh ‘Pse po sillej si idiot?’ është po aq e papranueshme sa të komentosh një rast përdhunimi me fraza si ‘Pse ajo mbante një fund kaq të shkurtër?’.
Nëse vetë Murinjo, kur aktivizohet protokolli anti-racizëm, kritikon një festim, do të bënte mirë të vinte në dyshim festimet e tij dhe të rilexonte përkufizimin e ‘hipokrit’.”
Një sulm i ashpër nga media spanjolle.


