Tuesday, February 24, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVIDEO/ Ndizet sfida delikate, Vllaznia i kujton Tiranës momentin më të errët...

VIDEO/ Ndizet sfida delikate, Vllaznia i kujton Tiranës momentin më të errët në histori

Vllaznia po përgatitet maksimalisht për sfidën me Tiranën. “Klasikja” e futbollit shqiptar është rezervuar për të premten, prej orës 19:00 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Kuqeblutë postuan së fundmi një video promovuese, përpara sfidës me bardheblutë. Dhe çdo gjë nis nga sfida e 27 majit të vitit 2017, kur Vllaznia barazoi pa gola me Tiranën që ra nga kategoria.

“Kur ‘Loro Boriçi’ mbushet. Historia ndryshon! ‘Klasikja nuk luhet nga shtëpia’”, shkruajnë kuqeblutë. Ajo ditë kujtohet edhe si momenti më i errët në historinë e Tiranës.

https://www.instagram.com/reel/DVJhoscghTr/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=MzRlODBiNWFlZA==

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments