FAQJA E PARE KRYESORERei Shpuza rikthehet te Shqipëria U-17, portieri i Vllaznisë thirret për sfidat...

Rei Shpuza rikthehet te Shqipëria U-17, portieri i Vllaznisë thirret për sfidat me Finlandën dhe Skocinë

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Portieri i Akademisë Vllaznia, Rei Shpuza, është rikthyer në Kombëtaren shqiptare U-17, duke marrë një tjetër ftesë nga stafi teknik kuqezi për dy përballjet e ardhshme ndaj Finlandës dhe Skocisë. Thirrja e portierit shkodran vjen pas situatës së pafat të krijuar në ndeshjen ndaj Suedisë, ku shkodrani tjetër Bleron Çeliku pësoi një aksident gjatë lojës dhe aktualisht po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Në këtë mënyrë, Shpuza rikthehet në grupin e Kombëtares, ku pjesë e repartit të portës është edhe Marsid Hoxha. Për talentin e Vllaznisë, kjo është një tjetër mundësi për të treguar cilësitë e tij në arenën ndërkombëtare. Shpuza ka lënë përshtypje shumë të mira që në debutimin e tij me Shqipërinë U-17, në përballjen ndaj Malit të Zi, ku spikati me sigurinë dhe paraqitjen e zhvilluar mes shtyllave.

Paraqitja e tij në atë sfidë duket se ka bindur stafin teknik për t’i besuar sërish një vend në listën e Kombëtares, duke i dhënë mundësinë të jetë pjesë e grupit për dy ndeshjet e radhës.

Tashmë, Rei Shpuza do të synojë të shfrytëzojë këtë ftesë për të konfirmuar potencialin e tij dhe për të fituar më shumë hapësira në përfaqësuesen kuqezi. Një tjetër lajm pozitiv për Akademinë Vllaznia, që vijon të nxjerrë elementë të talentuar në ekipet kombëtare të moshave

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments