Monday, March 2, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREYlli Aga: Vllaznia deri në këto momente është për '10 me yll'

Ylli Aga: Vllaznia deri në këto momente është për ’10 me yll’

Ecuria e deritanishme e Vllaznisë ka marrë vlerësimet e shumë prej specialistëve por edhe gazetarëve sportivë. Njëri prej këtyre të fundit, pikërisht drejtori i Supersport Ylli Aga, gjatë një prononcimi në “Rubrika Sportive” ka vlerësua mënyrën se si Edi Martini po e menaxhon grupin e lojtarëve cilësorë që ka në dispozicion dhe si rrjedhojë e vlerëson ecurinë e deritanishme të kuqebluve me notën “10 me yll”.

“Martini ka meritën që po administron në mënyrën më të mirë grupin e lojtarëve të shumtë cilësorë që ka në dispozicion duke i dhënë minuta dhe hapësira pothuajse të gjithëve, në varësi të ndeshjeve dhe të kundërshtarit apo dhe të ecurisë së një ndeshjeje. Të dëmtimeve apo pezullimeve siç ishte në vigjilje të ndeshjes me Tiranën.

Dhe kjo ndeshja e fundit besoj se ishte një bonus i madh edhe në aspektin psikologjik sepse fitohet ndaj një rivali historik duke patur brenda edhe rikthimin e tifozëve dhe mendoj se kjo ishte ndeshja që Vllaznia ka patur më shumë tifozë pranë se këtë herë dhe do të doja që të ishte kështu edhe në ndeshjet e ardhshme.

Do të doja që Vllaznia të mos shpërdoronte as gabimin e vitit 2021 kur shpërdoroi një avantazh të madh me pikë, por edhe në vitin 2009, kur edhe atëherë mund ta fitonte kampionatin por kujtoj që barazoi një ndeshje me Bylisin dhe një të parafundit me Lushnjën që i kushtëzuan më pas titullin që u humb në finalen kundër Tiranës. Vllaznia deri në këto momente është për 10 me yll”- është shprehur Aga.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments