Borussia Dortmund fitoi dje 2-0 ndaj Augbsurg, në sfidën e vlefshme për javën e 26-të në Bundesligë. Golat për verdhezinjtë u shënuan nga Karim Adeyemi në pjesën e parë dhe Luca Reggiani në pjesën e dytë.
Me golin e shënuar dje nga Augbsurg, mbrojtësi 18-vjeçar ka shkruar historinë duke u bërë golashënuesi më i ri italian në Bundesligë. Reggiani luajti 90 minuta të plota dhe shënoi golin e tij të parë për Borussia Dortmund, me një goditje me kokë pas krosimit që mori nga julian Ryerson nga goditja e këndit.
Siç raportohet nga Opta, Reggiani është bërë lojtari më i ri italian që shënon në njërën nga pesë ligat më të mira evropiane, duke përjashtuar Serie A, që nga Pietro Pellegri në vitin 2018.
“Është çmenduri. Nuk mund ta besoja kur pashë topin të hynte. Nuk mund ta them se si ishte ndjesia sepse ishte vërtet e mahnitshme të shënoja golin tim të parë. Gjithçka po ndodh kaq shpejt. Muajin e kaluar, bëra debutimin tim, pastaj luajta në Champions League dhe tani shënova golin tim të parë. Jam shumë i lumtur me atë që po ndodh. Falënderoj klubin dhe të gjithë këtu për mbështetjen”, tha Reggiani në fund të ndeshjes.


