Tuesday, March 17, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREU la jashtë kombëtares nga Ancelotti, reagon Neymar: Jam i zhgënjyer...

U la jashtë kombëtares nga Ancelotti, reagon Neymar: Jam i zhgënjyer dhe i trishtuar

Carlo Ancelotti publikoi listën me lojtarët e ftuar për dy miqësoret kundër Francës dhe Kroacisë, sfida që do të luhen më 26 mars dhe 1 prill. Dy teste shumë të rëndësishme që pritet të vendosin përfundimisht edhe listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë Brazilin në Botërorin “FIFA2026”.

Ajo që bie në sy ishte mungesa e Neymar.z

Ylli i Santos nuk qëndroi në heshtje, por reagoi publikisht ndaj këtij vendimi të Ancelottit:

“Do ta them këtë sepse nuk mund ta lë të shkojë. Natyrisht, jam i zhgënjyer dhe i trishtuar që nuk jam thirrur. Por fokusi mbetet i njëjtë, ditë pas dite, seancë stërvitore pas seancë stërvitore, ndeshje pas ndeshjeje. Fokusi mbetet. Ende kemi thirrjen e fundit dhe ëndrra mbetet gjallë”, u shpreh ndër të tjera Neymar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments