Tuesday, March 17, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREFIFA miraton katër risi për Kupën e Botës 2026, rregullat e reja...

FIFA miraton katër risi për Kupën e Botës 2026, rregullat e reja të lojës bëhen ‘me kronometër’ për futbollistët në fushë

Organi më i lartë i futbollit botëror, FIFA, ka miratuar disa ndryshime të rëndësishme në rregulloren e lojës për ndeshjet e ardhshme të Botërorit 2026, me synimin për të shmangur parregullsitë dhe humbjen e kohës që shpesh shfrytëzohen nga skuadrat në momentet vendimtare të ndeshjeve, bën me dije ESPN.

Vendimi i marrë nga FIFA synon të rrisë cilësinë dhe ritmin e lojës në turneun që do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Ndryshimet lidhen kryesisht me zëvendësimet, dëmtimet, rivëniet anësore dhe ndërhyrjen e teknologjisë VAR.

Zëvendësimet – Lojtarët që zëvendësohen do të kenë vetëm 10 sekonda për të dalë nga fusha. Nëse vonohen, lojtari që hyn do të duhet të presë 1 minutë para se të futet në lojë.

Rivëniet anësore – Topi duhet të hidhet në lojë brenda 5 sekondave. Nëse kjo nuk ndodh, rivënia do t’i kalojë skuadrës kundërshtare.

Trajtimi mjekësor – Futbollistët që marrin ndihmë mjekësore duhet të dalin jashtë fushës dhe të presin 1 minutë para se të rikthehen në lojë.

Ndërhyrja e VAR – Sistemi Video Assistant Referee do të ketë kompetencë të ndërhyjë edhe në rastet e kartonit të dytë të verdhë dhe në situatat e goditjeve nga këndi, nëse konstatohet një gabim i qartë i arbitrave.

Këto rregulla synojnë të penalizojnë humbjen e qëllimshme të kohës, një taktikë që shpesh përdoret nga skuadrat kur kalojnë në avantazh për të ulur ritmin e ndeshjes dhe për të tensionuar kundërshtarin.

Me ndërhyrjen më të madhe të VAR-it dhe kufizimet e reja për vonesat në lojë, FIFA synon që ndeshjet e Kupës së Botës 2026 të kenë më shumë kohë efektive loje dhe vendime më të sakta nga arbitrat, sidomos në momentet vendimtare të përballjeve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments