Tirana ka fituar në shtëpi përballë Vorës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, përfundoi me shifrat 3-0.
Golin e parë për bardheblutë, e shënoi Freddy Alvarez në minutën e 13-të. Ndërkohë që dy golat e tjerë u shënuan nga Redon Xhixha, respektivisht në minutën e 66-të dhe në të 81-tën.
Kështu, Tirana mbetet në vendin e parafundit (9-të), por shkon në kuotën e 27 pikëve, po aq sa Vora e vendit të 8-të. Ndërkohë që tani bardheblutë e Shehit janë vetëm 3 pikë larg Bylisit në vendin e 7-të.


