Arjan Bellaj ka dhënë sot sinjalin se po bëhej gati t’i jepte lamtumirën Vorën pas humbjes 3-0 ndaj Tiranës. Ai ka bërë të qartë se do të flasë me drejtuesit e klubit për këtë vendim, duke saktësuar se e mira ishte të ndërrohej trajneri.
“Sido që të jetë, edhe këta që u futën e ata që filluan e kishin shpirtin, thjesht agresiviteti na mungoi, edhe kroset nga Bardhi e Geci i kishim dy mundësi të bënim gol apo të futeshim në lojë, nuk ia arritëm. Prapë dua t’i përgëzoj të gjithë. Edhe qëndrimin tim do ta rishikoj me presidentin, sepse besoj unë kam dhënë gjithçka në ekip, edhe në ngritje. Ekipi nuk është i rënë nga kategoria, është në një moment që mund të qëndrojë. Nuk është që bëmë një lojë të gabuar dhe jemi ne kandidatë kryesorë për rënien, jemi ekip i mirë, janë çuna të mirë, të shkëlqyer, janë profesionistë. Dua të falënderoj edhe të gjithë ata që vjet ngritën ekipin. Edhe ata po njësoj janë pjesa kryesore e ekipit që e mbajnë. Nuk është e thjeshtë, është punë. Meritën në këto raste e merr trajneri, presidenti, lojtarët, asnjë tjetër nuk ndikon të ky ekip, përveç presidentit, trajnerit e futbollistët, për këtë do i përgëzoj.
Do flas me presidentin, çunat deri diku i takova të gjithë, i përgëzova të gjithë. Edhe vjet, edhe sivjet kemi bërë maksimumin. Nuk ishim favoritë për të hipur, por me 1-0, duke bërë gol e marrë tre pikët. Edhe këtë vit, dhëmb më dhëmb, me djersë e shpirt nga ata futbollistë. Sigurisht është edhe punë e stafit, se gjithmonë lavdërohen futbollistët, por edhe stafi ka dorën e tij sivjet e këtë vit, ekipi është në situatë jo të mirë për këtë ndeshje, por i ka mundësitë më të mira për të qëndruar në kategori. Është shprehje e Konicës mos gaboj, “Shqipëria do bëhet edhe pa shqiptarë”, edhe Vora do qëndrojë si e duan, si nuk e duan, do qëndrojë në kategori. Nuk e them për fakt të jashtëm, e them për ata që duhet ta dëgjojnë.
Është e thjeshtë për mua se asnjëherë nuk duhet të hidhen, askujt që ka dhënë shpirtin që ka dhënë shpirtin për një ekip, të hidhet poshtë gjithçka nga njerëz që nuk kanë të drejtë fare të flasin.
Është edhe momenti që duhet ta bëj, e kemi folur me presidentin edhe një herë tjetër, se duhet ndryshuar diçka në ekip. E mira gjithmonë është të ndërrojë trajneri. Është momenti i mirë, por edhe i keq për ekipin që të ikë trajneri që dikush tjetër të japë diçka më shumë i ka mundësitë, futbollistët, ka gjithçka, se e ka treguar.
Unë sigurisht do flas me presidentin, por thjesht them që ka mundësinë dhe potencialin futbollistët, ata që janë, kthehen të gjithë dhe i kemi mundësitë të qëndrojmë, se jemi ekip i mirë dhe kemi mundësinë që të bëjmë edhe më shumë”, tha Bellaj për RTSH pas ndeshjes.


