Monday, March 23, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREAnis Mehmeti më i shtrenjti/ Ja sa vlejnë lojtarët e Shqipërisë të...

Anis Mehmeti më i shtrenjti/ Ja sa vlejnë lojtarët e Shqipërisë të grumbulluar për duelin ndaj Polonisë

Kombëtarja shqiptare do të përballet me Poloninë më 26 mars, në orën 20:45 në Varshavë, në ndeshjen e parë të fazës “Play Off” të Botërorit 2026. Ky është një duel vendimtar për kuqezinjtë, të cilët synojnë të hedhin një hap historik drejt kualifikimit, përpara një kundërshtari me përvojë të madhe ndërkombëtare.

Trajneri Silvinjo bëri publike listën me 26 lojtarët e grumbulluar për këtë përballje, si dhe për ndeshjen e mundshme të 31 marsit ndaj Ukrainës ose Suedisë, duke sjellë risi, rikthime, por edhe mungesa të rëndësishme.

Interesant është fakti se vlera totale e 26 futbollistëve të grumbulluar nga Silvinjo shkon 95.65 milionë euro, sipas “Transfermarkt”.

Lista kryesohet nga Anis Mehmeti, që ka vlerën më të lartë, plot 14 milionë euro. 24-vjeçari i cili është pjesë e Ipsuiçit në Angli, po kalon një moment mjaft të mirë, teksa në pak kohë vlera e tij u rrit nga 10 milionë euro në 14.

“Podiumi” më pas plotësohet nga Kristjan Asllani me 13 milionë euro, teksa në vend të dytë qëndron Ernest Muçi me vlerë 11 milionë euro, me këtë të fundit, që ka “zbritur” nga “podiumi”, Armando Brojën, i cili tashmë vlen vetëm 8 milionë euro, për të vijuar më pas me Ismajlin, Mitajn, Gjimshtin dhe Myrto Uzunin.

Për sa i përket futbollistit me vlerën më të ulët, ai është prurja e re, Bujar Pllana. 24-vjeçari është pjesë e Lechia Gdansk në Poloni, teksa kartoni i tij vlerësohet me 300 mijë euro, 50 më pak se Naser Aliji i Dinamos, që mban vendin e 25-të.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments