Wednesday, March 25, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFlamurtari i “mbyll gojën” Lorenc Trashit që paralajmëroi 'bomba'. Zyrtarizohet vendimi i...

Flamurtari i “mbyll gojën” Lorenc Trashit që paralajmëroi ‘bomba’. Zyrtarizohet vendimi i plotë për kapitenin

Flamurtari ka vendosur zyrtarisht për përjashtimin e përkohshëm të Lorenc Trashit nga ndeshjet zyrtare. Po ashtu këtij të fundit i njoftohet se duhet të respektojë detyrimet e konfidencialitetit, dhe moskomunikimit me media pa autorizim. Diçka e tillë vjen pasi Trashi paralajmëroi që për Flamurtarin do të ketë “bomba” në vazhdim. 

Flamurtari e publikoi mesazhin për ish-kapitenin e tij, përmes rrjeteve sociale. Mungon pika 5 e vendimeve përfundimtare nga kuqezinjtë.

Njoftimi i Flamurtarit:
URDHËR / VENDIM PËR PEZULLIM TË PËRKOHSHËM

Lënda: Përjashtim i përkohshëm nga ndeshjet zyrtare dhe aktiviteti i ekipit të parë – z. Lorenc Trashi

Në mbështetje të Kontratës Profesionale ndërmjet Flamurtari Football Club sh.a. (“Klubi”) dhe z. Lorenc Trashi (“Lojtari”), veçanërisht të dispozitave mbi detyrimet e lojtarit për profesionalizëm, kujdes në ushtrimin e veprimtarisë, bindje ndaj udhëzimeve të Klub-it, mosdëmtim të imazhit dhe konfidencialitet (nenet 4.1, 4.4.1, 4.5 dhe 4.6–4.9), si dhe të dispozitave mbi masat disiplinore (neni 6 dhe në veçanti nenet 6.1.2 dhe 6.1.3), si edhe në zbatim të Rregullores së Brendshme të Disiplinës së Klub-it, Klubi vendos marrjen e kësaj mase të përkohshme.

Pas analizimit të ndeshjes kundër KF Bylis të datës 21.03.2026 dhe të raportit teknik të stafit (“Raporti i Analizës së Ndeshjes”), u konstatua se performanca e Lojtarit ka qenë dukshëm nën standardet e kërkuara profesionale dhe nën objektivat e përcaktuara rast pas rasti nga Klubi për disiplinën taktike, vendimmarrjen dhe zbatimin e udhëzimeve të stafit teknik. Gjatë ndeshjes janë evidentuar veprime dhe vendimmarrje të rrezikshme dhe/ose në kundërshtim me udhëzimet e dhëna, të cilat kanë ndikuar negativisht në interesin sportiv të Klub-it, përfshirë episodin në minutat shtesë që çoi në akordimin e një penalltie dhe ndikoi drejtpërdrejt në rezultatin e takimit.

Duke marrë parasysh rëndësinë e interesit të Klub-it për ruajtjen e disiplinës, besimit profesional brenda grupit dhe mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv, si dhe faktin që çështja ka krijuar tension dhe ekspozim publik, Klubi vlerëson se është e nevojshme një masë e përkohshme dhe proporcionale, pa paragjykuar vlerësimin përfundimtar pas dëgjimit të Lojtarit dhe administrimit të plotë të provave.

VENDOS:

1. Të aplikohet ndaj z. Lorenc Trashi masa disiplinore e “përjashtimit të përkohshëm nga ndeshjet zyrtare” dhe “përjashtimit të përkohshëm nga stërvitjet/veprimtaritë e ekipit të parë”, në kuptim të nenit 6.1.2 dhe 6.1.3 të Kontratës.

2. Kjo masë ka natyrë të përkohshme/paraprake dhe nuk përbën konstatim përfundimtar fajësie. Masa zbatohet deri në përfundimin e procedurës së verifikimit dhe marrjen e vendimit përfundimtar.

3. Gjatë periudhës së pezullimit, Lojtari do të ndjekë stërvitje sipas programit të përcaktuar nga Klubi (përfshirë trajnimin me skuadrën B dhe/ose stërvitje individuale), do të paraqitet në të gjitha aktivitetet e planifikuara dhe në çdo kontroll mjekësor të kërkuar nga Klubi. Mosparaqitja ose moszbatimi i programit do të trajtohet si shkelje e mëtejshme kontraktore.

4. Brenda 48 (dyzet e tetë) orëve nga njoftimi i këtij urdhri, Lojtari ftohet të paraqesë shpjegime me shkrim pranë Administratës/organit kompetent të Klub-it. Shpjegimet do të merren në konsideratë në kuadër të verifikimit të brendshëm dhe vendimit përfundimtar mbi masën disiplinore.

6. Lojtari detyrohet të respektojë detyrimet e konfidencialitetit dhe moskomunikimit me media pa autorizim, si dhe të mos kryejë veprime që dëmtojnë imazhin ose interesat e Klub-it, në përputhje me nenet 4.6-4.9 të Kontratës.

7. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë pas njoftimit dhe u komunikohet Lojtarit, stafit teknik dhe administratës për zbatim. Vendimi merret pa paragjykuar të drejtën e palëve për t’iu drejtuar organeve kompetente të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, sipas dispozitave të Kontratës dhe rregulloreve përkatëse.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments