Thursday, March 26, 2026
FAQJA E PARE BASKETBOLLBasketboll/ Besëlidhja mundet në gjysmëfinale, dy ekipe kosovare në finalen e Ligës...

Basketboll/ Besëlidhja mundet në gjysmëfinale, dy ekipe kosovare në finalen e Ligës Unike për meshkuj

Ekipet e Pejës dhe Golden Eagle Ylli janë dy finalistët e Ligës Unike në basketboll për meshkuj për sezonin 2025-2026. Në gjysmëfinalet e luajtura në sallën sportive “Feti Borova” në kryeqytet atyo fituan respektivisht ndaj Vëllaznimi dhe Besëlidhjes.

Surpriza ishte eliminimi i Besëlidhjes, që nuk kishte pësuar asnjë humbje në fazën e grupeve. Lezhjanët u mundën 76-63 nga Golden Eagle Ylli, në një takim ku kampionët e Shqipërisë bënë shumë gabime në gjuajtjet e lira dhe nga distanca.

Në gjysmëfinalen tjetër, Peja mposhti 82-67 Vëllaznimi, në një ndeshje të dominuar, duke e merituar kualifikimin në finale. Pra, edhe këtë edicion trofeu i Ligës Unike do të udhëtojë drejt Kosovës, që prej disa sezonesh e përvetëson këtë trofe.

Liga Unike-Meshkuj, gjysmëfinale

Peja – Vëllaznimi, 82-67

Besëlidhja – Golden Eagle Ylli, 63-76

Vendet 3-4

Besëlidhja – Vëllaznimi

Finale

Peja – Golden Eagle Ylli

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments