FAQJA E PARE KRYESORENga Fatos Lamaj/ Futbolli shqiptar ka nevojë për drejtësi, transparencë dhe standarde...

Nga Fatos Lamaj/ Futbolli shqiptar ka nevojë për drejtësi, transparencë dhe standarde të njëjta për të gjithë

Me gjithë respektin për drejtuesit e FSHF-së, ajo që ka ndodhur në një ndeshje të tillë është e patolerueshme dhe ngre shumë pikëpyetje, që në momentin e caktimit të gjyqtarit. Për një përballje me rëndësi dhe me kaq shumë interes, zgjedhja e Dorjan Maletaj si arbitër është një vendim që meriton të analizohet dhe të shpjegohet.

Por shqetësimi nuk lidhet vetëm me emrin e gjyqtarit. Ka disa episode dhe rrethana që të marra së bashku, krijojnë një situatë që nuk mund të kalojë në heshtje.

Një prej tyre është prania e tifozëve në tribuna pasi është toleruar një numër tifozësh përtej shifrës së zakonshme prej rreth 30–40 personash në total.

Nëse ka rregulla dhe kufizime të përcaktuara, ato duhet të jenë të njëjta për të gjithë dhe të zbatohen në mënyrë të barabartë dhe nuk mund të ketë standarde të ndryshme nga një ndeshje në tjetrën. Pastaj vjen episodi më i rëndësishëm i takimit pikërisht anullimi i golit të parë.

Vendimi i gjyqtarit për të mos e akorduar golin dhe për ta konsideruar aksionin si pozicion jashtë loje është një vendim që kërkon një shpjegim të qartë.

Duke iu referuar nenit 11-të të rregullores së lojës duhet të përcaktohet konkretisht se cili është kriteri që e bën një lojtar në pozicion jashtë loje, dhe mbi të gjitha nëse ai lojtar ka ndikuar realisht në aksion. Në këtë rast mbetet e diskutueshme se mbi çfarë baze është marrë vendimi për anulimin e golit.

Nëse një gol anulohet për pozicion jashtë loje duhet të jetë e qartë për të gjithë se cili lojtar ishte në pozicion të parregullt në cilin moment dhe nëse ai lojtar ka ndërhyrë në mënyrë aktive në aksion.

Nuk mund të mjaftohemi thjesht me një vendim të dhënë në fushë pa një shpjegim të qartë sidomos kur bëhet fjalë për një episod që mund të ndikojë drejtpërdrejt në rezultatin e një ndeshjeje.

Kur vendosim të gjitha këto elemente bashkë me caktimin e gjyqtarit, tolerimin e tifozëve në tribuna dhe vendimet e diskutueshme në fushë atëherë situata bëhet edhe më shqetësuese.

Dikush duhet të japë përgjegjësi,dhe mbi të gjitha dikush duhet të japë shpjegime. Nuk është çështje rezultati dhe as një përpjekje për të justifikuar një humbje apo një fitore. Është çështje e standardeve, transparencës dhe respektit për klubet, lojtarët dhe tifozët.

Nëse ka rregulla ato duhet të zbatohen njësoj, nëse ka vendime të diskutueshme ato duhet të shpjegohen dhe nëse ka gabime duhet të ketë edhe përgjegjësi. Sepse kur instancat heshtin ata që e pësojnë në kurriz të tyre jan të detyruar të reagojnë.

Futbolli shqiptar nuk ka nevojë për heshtje përballë episodeve të tilla por ka nevojë për drejtësi, transparencë dhe standarde të njëjta për të gjithë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments