Friday, March 27, 2026
FAQJA E PARE KRYESORENOTAT/ Elseid Hysaj ndër më të mirët në fushë mbrëmë ndaj Polonisë

NOTAT/ Elseid Hysaj ndër më të mirët në fushë mbrëmë ndaj Polonisë

Shqipëria përjetoi një eliminim të hidhur me përmbysje ndaj Polonisë, në gjysmëfinalen e “Play-Off”-it të Botërorit, teksa u mposht me rezultatin 2 me 1.

Nga vlerësimet e faqes së specializuar të statistikave “Sofa Score”, lojtarët me notën më të lartë rezultojnë, Arbër Hoxha, autori i golit për kuqezinjtë, si dhe Juljan Shehu, të cilët u vlerësuan me notën 7.3, në podium qëndron edhe Hysaj me 7.2, i ndjekur nga Laçi me notën 7.

Siç dhe shikohet, për t’u veçuar është paraqitja e rekordmenit të kombëtares shqiptare Elseid Hysaj, i cili ndonëse ka probleme aktivizimi me ekipin e tij, Lacio, me kombëtaren shqiptare tjetërsohet dhe është gjithnjë në maksimum dhe i tillë ishte edhe mbrëmë ndaj Polonisë ku bëri një super- ndeshje.

Për sa i përket fundit, renditja e vlerësimeve, mbyllet me Bajramin 6.2 dhe Strakoshën 6.2. Në vend të tretë nga fundi, Savro Pilo.Nga vlerësimet e faqes së specializuar të statistikave “Sofa Score”, lojtarët me notën më të lartë rezultojnë, Arbër Hoxha, autori i golit për kuqezinjtë, si dhe Juljan Shehu, të cilët u vlerësuan me notën 7.3, në podium qëndron edhe Hysaj me 7.2, i ndjekur nga Laçi me notën 7.

Për sa i përket fundit, renditja e vlerësimeve, mbyllet me Bajramin 6.2 dhe Strakoshën 6.2. Në vend të tretë nga fundi, Savro Pilo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments