Ish-trajneri i Crystal Palace ka pranuar ofertën e klubit kuqezi, pavarësisht ardhjes ose jo të Rangnick. Milani i ri i Ibrahimovic niset nga Oliver Glasner. Trajneri që kishte bindur më shumë konsulentin special të Red Bird dhe Gerry Cardinale në bisedimet e gjata, do të marrë vendin e lënë bosh nga Massimiliano Allegri.
Firma duket vetëm një formalitet, pasi është arritur akordi për kohëzgjatjen e kontratës, dy vjet, por mbi të gjitha për pagën: 5 milionë euro, duke përfshirë edhe bonuset. Dhe te bonuset bën pjesë sigurisht edhe kualifikimi në Champions.
Glasner ka thënë “Po,”, sepse rastin e artë për të hyrë në një klub kaq prestigjioz nuk mund ta linte t’i ikte nga duart. Trajneri austriak do të ulet në stolin e Milanit me apo pa praninë e Ralf Rangnick. Glasner e ka pranuar Milanin pa kushte.
Rangnick në anën tjetër, me një propozim për zgjatje kontrate nga federata austriake mbi tavolinë, ka kërkuar autonomi vendimmarrjeje që duhet të ketë një drejtor teknik. Ai kërkon të jetë qendra gravitacionale e administrimit dhe jo të varet nga humori dhe zgjedhjet e Ibrahimovic.


