Saturday, March 28, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREShqipëria U17 fiton 2-0 miqësoren e dytë ndaj Letonisë. Shkëlqen sulmuesi shkodran...

Shqipëria U17 fiton 2-0 miqësoren e dytë ndaj Letonisë. Shkëlqen sulmuesi shkodran Majkol Luka me dy asiste

Shqipëria U-17 fitoi ndeshjen e dytë miqësore kundër Letonisë në “Shtëpinë e Futbollit”. Kuqezinjtë e vegjël, të drejtuar nga trajneri Armand Dama, triumfuan me rezultatin 2-0. Trajneri Dama e nisi takimin miqësor me këtë formacion: Simon Lleshi (GK), Jonas Nushi, Sebastian Amataj, Dennis Ettore Pierro, Kostantinis Varesi, Mattias Allasufi, Armend Muslika (c), Francesko Matjani, Delis Gjeci, Elson Himallari dhe Dion Vata.

Në pjesën e parë kuqezinjtë krijuan disa raste të mira shënimi dhe kontrolluan lojën në pjesën më të madhe të kohës, por nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës.

Në fillimin e pjesës së dytë trajneri aktivizoi disa lojtarë të tjerë dhe në veçanti aktivizimi i sulmuesit shkodran Majkol Luka dha efektin e menjëhershëm. Goli i parë i takimit u shënua në fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 48-të, kur pikërisht Luka dha një asist për Francesko Matjanin, i cili finalizoi një aksion perfekt duke i dhënë avantazhin kuqezinjve.

Shqipëria vazhdoi të mbante ritmin e lojës edhe në minutat në vijim dhe në fund të takimit arriti të dyfishojë rezultatin. Në minutën e 84-t ishte sërish shkodrani Majkol Luka që dha një asist të shkëlqyer dhe golin e realizoi Francesko Kico, duke vulosur fitoren 2-0 të Shqipërisë U-17 në këtë ndeshje miqësore ndaj Letonisë.

Kjo përballje shërbeu si një test i rëndësishëm për kuqezinjtë e vegjël dhe për stafin teknik në kuadër të përgatitjeve për aktivitetet e ardhshme ndërkombëtare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments