Saturday, March 28, 2026
FAQJA E PARE KRYESORELuan me Totenham në Angli, ylli i Kombëtares U-17 dhuron spektakël në...

Luan me Totenham në Angli, ylli i Kombëtares U-17 dhuron spektakël në miqësoren ndaj Letonisë

Shqipëria U-17 mposhti 2 – 0 Letoninë U-17, ndeshje e mbajtur në “Shtëpinë e Futbollit”, Tiranë. Takimi në fjalë vlejti në kuadrin e miqësores, ndërsa golat për kuqezinjtë mbajtën “firmën” Matjan dhe Kico.

Përtej rezultati dhe golave, ra në sy personaliteti i mesfushorit Armend Muslika. Lojtari i Tottenham U-18, dhuroi spektakël me tek lëvizje. Talenti kuqezi “mashtroi” bukur rivalin, teksa lojtari i Letonisë mbeti i shtrirë në fushë.

Gjatë këtij sezoni me Tottenham Spurs në Premier League U-18, Muslika numëron 11 gola dhe 4 asiste në 18 prezenca, statistika mbreslënëse për një mesfushor.    

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments