Tuesday, June 9, 2026
FAQJA E PARE KRYESORENuk mjafton goli i Rouen Danit në ndeshjen e fundit, Vllaznia U14...

Nuk mjafton goli i Rouen Danit në ndeshjen e fundit, Vllaznia U14 e humb titullin kampion për shkak të…golaverazhit

Vllaznia U14 e ka mbyllur me fitore kampionatin teksa në ndeshjen e javës së fundit të tij, të luajtur pasditen e sotme në Laç ndaj skuadrës vendase. Kuqeblutë kanë fituar me rezultatin e ngushtë 1-0 ku golin e vetëm të këtij takimi e ka shënuar sulmuesi i talentuar Rouen Dani.

Me këtë fitore ekipi shkodran e ka mbyllur kampionatin me 30 pikë, po aq sa edhe Tirana dhe Elbasani. Por Vllaznia U14 nuk është shpallur dot kampion sepse e ka humbur titullin për shkak të…golaverazhit.

Kjo sepse bilanci me dy ekipet e tjera ka qenë i njëjtë sepse edhe ndaj Tiranës ka fituar dhe humbur një ndeshje në fazën finale të kampionatit, por edhe me Elbasanin është i njëjti bilanc. Por vetëm golaverazhi është ai që ka vendosur (ndonëse edhe rregullorja e kampionatit ka qenë disi e paqartë për vetë ekipet).

Si rrjedhojë Tirana U14 është shpallur kampione e Shqipërisë për sezonin 2025-2026, Elbasani është i dyti dhe Vllaznia vetëm e treta. Gjithsesi duhet përmendur se ekipi shkodran i drejtuar nga Ndriçim Shtubina ka bërë një kampionat përgjithësisht të mirë dhe ajo çka është më e rëndësishmja në rradhët e tij ka disa lojtarë të talentuar që premtojnë për të ardhmen dhe kjo vlen më shumë se një titull kampion.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments